LajmeMaqedoni

Trençevska për kërkesat e pensionistëve: Grupi i punës i ka marrë propozimet, për vendimin përfundimtar pensionistët do të informohen në kohë

Ajo për “Kanal 5” tha se grupi i punës për kërkesat e pensionistëve i ka marrë propozimet përfundimtare dhe se për vendimin e fundit pensionistët do të informohet me kohë.

“Grupi i punës ka marrë propozimet për masa. Mirëpo, si informacion shkon në Qeveri, ne do t’i shqyrtojmë propozimet dhe më shumë se propozimet e grupit punues mund të pranohen. Pres që mbledhjen e ardhshme ta diskutojmë për këtë çështje”.

 “Kur të merret vendimi përfundimtar, pensionistët dhe mediat menjëherë do të informohen se çfarë do të vendoset si masë në periudhën e dimrit në mënyrë që të përmirësojmë standardin e jetesës së pensionistëve”, tha Trençevska.

Show More

Related Articles

Back to top button