LajmeMaqedoni

Treni godet një person tek Gradsko, ndërpritet komunikacioni hekurudhorë në linjën Gjevgjeli – Shkup

Një tren për udhëtarë, që qarkullonte herët në mëngjes në linjën Gjevgjeli – Shkup, në stacionin hekurudhor në Gradsko ka goditur një person, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Për shkak të aksidentit, është ndërprerë komunikacioni hekurudhor, njofton QMK Veles rajonal pas njoftimit të marrë nga Hekurudha e Maqedonisë. 

QMK – Veles njofton se bëhet fjalë për një burrë, i lindur në vitin 1960. 

“Pas arritjes së ekipës të ndihmës së shpejtë nga ,Velesi menjëherë u konstatua vdekja, që ndodhi nga përplasja e trenit. Prokuroria publike duhet ta konfirmojë këtë”, thonë nga QMK Veles. 

Nga ana e ekipit të SPB Veles dhe Prokurorisë Publike ende po kryhen hetime në vendin e ngjarjes.

Show More

Related Articles

Back to top button