GostivarLajme

TUNING SHOW GOSTIVAR 2022 / Show i garave me vetura dhe motor në Gostivar

Makinat më të akorduara të Maqedonisë së Veriut dhe mërgimtarëve tanë, do të shfaqen brenda ngjarjes më të madhe të llojit të vetë në shtetin tonë, TUNING SHOW GOSTIVAR 2022. Kjo organizatë qytetare, e lindur dhe zhvilluar nga rinia e fshatit Çegran dhe qytetit të Gostivarit, ka për qëllim demonstrimin e modeleve të ndryshme të makinave të akorduara, të cilat do të zhurmojnë në eventin tonë, duke kumbuar bubullimën e qindra, mijërave kuaj fuqi.

Që nga fillimi i tij, në vitin 2015, Show përmban një gamë të gjerë makinash superiore të modifikuara (old timer), dhe motorët me të cilët garuesit e apasionuar janë të gatshëm të lëshojnë ushtimën e tyre, duke paraqitur karakteristikat mahnitëse të modifikuara.

Sikur të ishim në mendjen e spektatorëve, me siguri se do të arrinim të bënim një përzierje të bukur e të duhur të ngjyrave dhe mrrekullive që i karakterizojnë ata, të krijojmë pikëpamje ngjyrash mahnitëse qiellore ose të syve të tyre të qeshur me një entuziazëm që i bën disi më krenarë dhe më të përkushtuar për garim, ku nga larg janë duke u shikuar mbi 2500 persona të cilët me interes ndjekin spektaklin e mbi 160 veturave.

Të gjithë admiruesit e makinave dhe motorëve, bashkë me automjetet e tyre në të cilat kanë bërë kombinime të ndryshme në përforcimin dhe rritjen e përformancës së motorit dhe karakterisitikave të dinamikave të trajtimit teknik, pamjes estetike të veturës, kanë mundësinë të garojnë dhe të ndjekin eventin, i cili përfshinë kategoritë e mëposhtme:

  1. Gara për drifterin më të mirë,
  2. Super veturat më të mira,
  3. Old timer-i më i mirë,
  4. Vetura e modifikuar më e mirë,
  5. Motori më i mirë,
  6. Zërimi motorik më i mirë

Fenomeni i garës dhe këtij show-i me automjete dhe dëshira e garuesve për fitore, janë një ndjesi origjinale shpirti; ata kanë një përvojë, mënyrë, teknikë dhe shumë karakteristika të tjera për të garuar, të cilat e kurorëzojnë këtë Show të garimit me automjete, që e bëjnë të veçantë jo vetëm në Gostivar por edhe në shtigjet tjera Ballkanike.

Si kapitull i veçantë i botës së këtij Show briliant mbetet se të gjithë garuesit ose ndryshe thënë pasionantët e veturave dhe motorëve, do të shpërblehen me çmime të ndryshme, të tipit: çmime për tre vendet e para, ndarja e njëzetë çmimeve të ndryshme për të gjitha kategoritë garuese.

Përveç përjetimit të rrallë që do merret gjatë garës, eventi do jetë i përmbushur me shumë surpriza të bukura dhe nga më të ndryshmet që do pasojnë kënaqjen e gjithësecilit që do na nderojë me prezencë. E gjithë kjo e gërshetuar gjatë gjithë kohës me melodi e muzikë të përzgjedhur nga DJ, modele dhe fotosesione nga çdo kënd i këtij manifesti.

E veçanta e këtij viti ngelet Stun Rider ose Freestyle që do të bëj show në mënyrën e vetë, dhe e gjithë kjo duket si një suprinë nën të cilën gërshetohet gëzimi i pafund ndaj garuesve të cilët udhëtojnë në një pikë të përbashkët kënaqësie me publikun.

Kjo ëndërr nuk do ishte e mundur pa sponsorët tanë të cilët me përkrahjen dhe ndihmën e tyre janë një botë tjetër, të cilët me përkushtim i ndihmojnë garuesit me misionin e tyre humanitar dhe shoqëror. Mirënjohës gjithë sponsorëve tanë lokal dhe nga diaspora të cilët përcjellin me emocione angazhimin e secilit garues, buzëqeshjen e të cilëve e përcjell fryma e sinqeritetit ndaj kësaj ngjarje sportive, sa imagjinative aq edhe reale që kapin dimensionet e duhura të kësaj ngjarjeje të Show-t garues automobilistik.

E rëndësishme të theksohet roli i veçantë i mediave të shtypit dhe televizive, të cilat bëjnë përshkrime dhe portrete të bukura, me tone kolorite që asocojnë me përkrahjen dhe forcën që i japin këtij eventi në vete, sepse kjo nënkupton mundësinë e rrëfimit të kësaj ngjarjeje spektakolare me garues dhe motorë e automjete zhurmues të cilët janë në fillim të të shkruarit histori.

Show More

Related Articles

Back to top button