Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se vendi i tij nuk është gati të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke nënvizuar se Stokholmi duhet të bëjë më shumë “detyra shtëpie”. Duke folur pas një takimi të kabinetit, Erdogan përsëriti dënimin ndaj djegies së Kuranit në Suedi javën e kaluar, duke e cilësuar veprimin si një krim urrejtjeje kundër muslimanëve. “Ne e kemi bërë të qartë se lufta e vendosur kundër organizatave terroriste dhe islamofobisë janë vija jonë e kuqe. Të gjithë duhet ta pranojnë se miqësia e Turqisë nuk mund të fitohet duke mbështetur terrorizmin apo duke u krijuar hapësirë terroristëve”. Turqia ka shtyrë dhënien e miratimit përfundimtar për anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke e akuzuar Stokholmin se është shumë i butë ndaj demonstratave dhe grupeve anti-islamike që Ankaraja i konsideron si kërcënim për sigurinë. Bëhet fjalë për grupe militante kurde që për disa dekada kanë zhvilluar një kryengritje vdekjeprurëse në Turqi. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, ka zhvilluar një kryengritje 38-vjeçare kundër Turqisë që ka lënë të vdekur dhjetëra mijëra njerëz. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë cilësuar PKK-në organizatë terroriste. NATO-ja dëshiron që Suedia të bëht anëtare gjatë samitit të afërt të Lituanisë. Por Erdogan thotë se Stokholmi ka ende detyrime për të përmbushur.
Read Next
34 seconds ago
Fuqitë botërore mbledhin 1 miliard dollarë për Libanin
2 mins ago
Shembja e urës në Baltimore, pronari dhe operatori i anijes do të paguajnë 100 milionë dollarë
5 mins ago
Izraeli vret 3 gazetarë në Liban, masakër e re në Gaza
7 mins ago
Taravari: Do të punësohen 1800 mjekë të rinj
10 mins ago
Pesë ligje për arsimin deri në fund të nëntorit mbërrijnë në Parlament
12 mins ago
Osmani: Po përpiqemi të jemi partnerë të BE-së edhe me një Qeveri jolegjitime
14 mins ago
Ursula në një minutë “shkërmoqi” rrenat e Mickoskit, ja kush shkruan?
18 hours ago
“Fridrih Ebert”: 42,67 për qind e të rinjve në Maqedoni të Veriut do të largoheshin nga vendi
19 hours ago
Rreth 25 milionë amerikanë hedhin votën në shtetet e pavendosura
20 hours ago