BotaLajme

Turqia shpërndan pamje të ‘sulmeve ajrore kundër objektivave në Siri dhe Irak’

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka publikuar një video në të cilën thuhet se shihen fragmente të operacionit të saj ajror kundër “grupit PKK dhe degës së tij YPG në veri të Sirisë dhe Irakun verior”, pranë kufirit jugor të Turqisë.

“Kështu u shkatërruan strehimoret, shpellat, tunelet, depot e municioneve, të ashtuquajturat shtabe dhe kampe stërvitore të terroristëve që kërcënojnë sigurinë e vendit, kombit dhe kufirit tonë!”, është thënë nga ministria, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pamjet erdhën pas fillimit të një operacioni të së dielës herët.

Ministria turke tha se operacioni u krye “në përputhje me të drejtën e vetëmbrojtjes sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara”.

Sipas tyre, “YPG dhe PKK terroriste kanë strehë të paligjshme përtej kufijve të Irakut dhe Sirisë, ku planifikojnë sulme në tokën turke”.

Operacioni pason sulmin terrorist të së dielës së kaluar në rrugën e mbushur me njerëz Istiklal të Stambollit – nga i cili sulm mbetën të vdekur gjashtë të vdekur dhe 81 të plagosur.

Siç thuhet më tej, gati 70 aeroplanë, duke përfshirë drone të armatosur, morën pjesë në operacion duke shtuar se aeroplanët luftarakë u ngritën nga gjashtë baza të ndryshme në të gjithë Turqinë dhe kryen operacione të njëkohshme kundër objektivave.

Ankaraja ka nisur disa operacione ndërkufitare në Siri që nga viti 2016. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button