BotaLajme

Ukraina nis kundërofensivën në Kherson

Trupat ukrainase kanë filluar një kundëroofensivë në rajonin Kherson.

Komanda ukrainase ka njoftuar se ka nisur një kundërofensivë të shumëpritur në jug të vendit, mes raporteve se trupat ukrainase ishin në gjendje të depërtonin linjat ruse në rajonin Kherson.

Zëdhënësja e komandës jugore të Ukrainës, Natalia Humeniuk, u citua nga transmetuesi publik ukrainas Suspilne të ketë thënë:

“Sot filluam aksionet sulmuese në drejtime të ndryshme, përfshirë rajonin Kherson”.

Ajo nuk pranoi të jepte më shumë detaje rreth ofensivës së re, por tha se sulmet e fundit të Ukrainës në rrugët logjistike jugore të Rusisë kishin dobësuar pa dyshim armikun, bën me dije The Guradian.

Më shumë se 10 depo municionesh ruse janë goditur gjatë javës së kaluar, shtoi Humeniuk.

Komentet e Humeniuk erdhën pas raportimeve nga gazetat ukrainase se njësitë e forcave mbrojtëse të Ukrainës kishin nisur mbrëmë një kundërofensivë në bregun e djathtë të lumit Dnipro në Kherson Oblast.

Ushtarët e dislokuar në vijën e parë thuhet se kanë thënë se kanë arritur të depërtojnë vijën e parë të mbrojtjes ruse në rajon. /abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button