BotaLajme

Ukraina ofron 100 mijë dollarë për kapjen e “kasapit” rus

Ukraina ka ofruar një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për kapjen e terroristit rus Igor Girkin.

Girkin, i cili gjithashtu quhet Igor Strelkov dhe së fundmi Runov, është një kolonel në pension i FSB-së që mori pjesë në aneksimin e Krimesë.

Në vitin 2014 ai ndihmoi në kapjen e ndërtesave administrative të Slovyanskut dhe shpalli Republikën Popullore të Donetskut. Ai është përmendur si Kasapi i Slovyanskut.

Girkin akuzohet gjithashtu për përfshirje në rrëzimin e Boeing MH17 malajzian mbi Donbass më 17 korrik 2014, i cili vrau 298 njerëz.

Sky News thotë duke cituar mediat ukrainase, se Girkin, i cili u kthye në Rusi në vitin 2014, tani është mobilizuar në ushtrinë ruse. /abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button