Henry Kissinger thotë se perëndimi duhet të ndalë përpjekjet për të siguruar një disfatë shkatërrimtare të Rusisë dhe sugjeroi se Ukraina duhet të lëshojë territore. Ish sekretari amerikan i shtetit, 98 vjecari Kissinger, tha në forumin ekonomik botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, se Ukraina duhet të nisë negociatat para se të krijojë tensione dhe trazira që nuk do të mund të kapërcehen lehtë. Në mënyrë ideale, një vijë ndarjeje duhet të ishte një kthesë në status quonë e krijuar. Ndjekja e luftës përtej kësaj pike nuk do të ishte për lirinë e ukrainës, por një luftë e re kundër vetë Rusisë”, tha ai në konferencë. Kjo vjen ndërsa presidenti ukrainas tha në një fjalim të tij po në davos se forca brutale do të sundonte edhe një herë tjetër në botë nëse pushtimi rus i Ukrainës do të lejohej të vazhdonte. Ai i tha pjesmarrësve se edhe samiti i tyre do të ishte i pakuptimtë nëse Putini do të lejohej të fitonte luftën. Forca brutale, nuk flet por vret – tha Zelenski. Por Kissinger tha se do të ishte fatale për perëndimin të përfshihej në luftë dhe të harronte pozicionin e rusisë brenda evropës. Sipas The Telegraph, ai shpjegoi se rusia ishte një pjesë e rëndëishme e evropës prej më shumë se katër shekujsh dhe se liderët evropianë nuk duhet të harrojnë marrëdhënien e hershme të tyre, përndryshe rrezikojnë ta vendosin rusinë në një aleancë të përhershme me Kinën. “Unë shpresoj që ukrainasit të barazojnë heroizmin që kanë treguar deri më tani me mencuri”, tha Kissinger.
Read Next
Bota
23 hours ago
Blinken arrin në Izrael për bisedime
Lajme
1 day ago
Ikja e mjekëve, problem rajonal
2 hours ago
Çerdhe falas për fëmijët e prindërve vetushqyes që jetojnë në territorin e komunës së Gostivarit
21 hours ago
ESHR: Parregullsi, në Klinikën e Onkologjisë, vetëm 24% e pacientëve me kancer marrin terapi biologjike
22 hours ago
Bislimi takon ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu – kërkon largimin e masave ndaj Kosovës
22 hours ago
Drejtoresha e spitalit “Kozle”: Në rastin me foshnjën 14-muajshe nuk është konstatuar asnjë lëshim mjekësor
23 hours ago
Blinken arrin në Izrael për bisedime
23 hours ago
Pesë persona të vrarë në një shtëpi në afërsi të Seattle, mes tyre tre fëmijë – i dyshuari është një i mitur
24 hours ago
Shporta minimale për muajin tetor arrinë në 995 euro për një familje katër anëtarëshe
1 day ago
Deputeti gjerman: Nëse Serbia dëshiron BE, duhet ta njohë Kosovën
1 day ago
Ikja e mjekëve, problem rajonal
1 day ago