LajmeRajon

Ulutash takon Cameronin, mirënjohës për kontributin e Britanisë në misionin e KFOR-it

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

Gjatë takimit, komandanti i KFOR-it i ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it, raporton Klan Kosova.

Kryediplomati britanik sot gjatë ditës ka takuar homologen kosovare, Donika Gërvalla-Schëarz dhe presidenten e vendit Vjosa Osmani.

Ndërsa të mërkurën ai ka takuar kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast i ka konfirmuar mbështetjen për Kosovën.

Show More

Related Articles

Back to top button