BotaLajme

Uragani Agatha godet Meksikën jugore

Uragani Agatha goditi bregdetin jugor të Paqësorit të Meksikës, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm. Sipas Reuters pjesa lindore e Paqësorit rrezikohet edhe nga përmbytje të fuqishme. Kjo është stuhia e parë që ka prekur vendin përgjatë këtij viti. 

Agatha e klasifikuar nga meteorologët si një stuhi e kategorisë 2 u shoqërua me erëra të fuqishme deri në 169 km/h në pjesën perëndimore të qytetit Puerto Angel në shtetin Oaxaca, përpara se të dobësohej ndërsa lëvizte në brendësi të vendit.

Përpara se stuhia të godiste vendin, zyrtarët lokalë kishin ngritur 200 strehimore në Oaxaca me kapacitet për të strehuar 26,000 njerëz. Agatha pritet të shkaktojë dëme materiale dhe rrëshqitje dheu.

Shirat e rrëmbyeshëm priten gjithashtu të mbulojnë shtetin e Chiapas, si dhe Veracruz, Tabasco dhe pjesët lindore të Guerrero. Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA ka bërë të ditur se Agatha është uragani më i fortë që ka arritur në tokë gjatë muajit maj përgjatë bregut të Paqësorit të Meksikës që nga fillimi i regjistrimeve në 1949.

Stuhia pritet të godasë edhe Meksikën juglindore gjatë orëve në vijim. Autoritetet kanë bërë thirrje njerëzve që të shmangin lëvizjet dhe në rast përmbytje të pranojnë evakuimin./Klan News/

Show More

Related Articles

Back to top button