LajmeMaqedoni

Urim nga Kovaçevski për Erdoganin: Vazhdojmë të zhvillojmë miqësinë mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka dërguar urim Rexhep Tajip Erdoganit për mandatin e ri presidencial.

“Ne vazhdojmë të zhvillojmë miqësinë e madhe dhe tradicionale mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në një plan ekonomik dypalësh dhe në kuadër të partneritetit të NATO-s. Para nesh janë sfidat në nivel global dhe jam i bindur se, si më parë, do të punojmë së bashku dhe me përkushtim edhe më të madh për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe Evropës dhe paqen në botë, ka shkruar Kovaçevski në një publikim në Fejsbuk.

Show More

Related Articles

Back to top button