LajmeSport

Uruguai U20 mposht Italinë dhe ngre trofeun e kampionit të botës

Në finalen e Kupës së Botës së kombëtareve U20, Uruguai fitoi ndaj Italisë me rezultatin minimal 1-0 në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në La Plata të Argjentinës.

Një ndeshje totalisht e kontrolluar nga latinët ka bërë që të kaltërit të dorëzohën në minutat e fundit të lojës. Uruguai ishte tepër agresiv dhe kontrollues gjatë gjithë lojës, ndërsa Italia thjesht është munduar të mos pësonte gol dhe të gjente mundësinë e artë, gjë e cila nuk erdhi kurrë.

Në minutën e 86-të të lojës, ishte goditja me kokë e Luçiano Rodriguez, i cili dërgoi topin në rrjetë dhe duke i dhënë trofeun Uruguait.

Show More

Related Articles

Back to top button