BotaLajme

Ushtria izraelite rrethon me tanke spitalin Al-Shifa

Spitali Al-Shifa në Rripin e Gazës është rrethuar nga tanket izraelite, ka raportuar BBC-ja të martën. Sipas njoftimit, tanket gjenden në të gjitha drejtimet dhe qasja brenda dhe jashtë objektit aktualisht është e pamundur.

Ndërsa, sipas mediumit, edhe lëvizja nga një ndërtesë në tjetrën brenda kompleksit të spitalit është e zorshme.

Mark Regev, këshilltar i lartë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të hënën se Izraeli ka bërë përpjekje për t’ia dërguar spitalit 300 litra karburant, por sipas tij, kjo nuk është pranuar nga grupi i Hamasit.

Spitali po përballet me fluks të civilëve të lënduar dhe mungesë të energjisë elektrike, ujit dhe ilaçeve.

Izraeli e ka akuzuar Hamasin se ka një qendër komandimi dhe kontrolli nën Shifa, e kjo është mohuar nga grupi terrorist.

Show More

Related Articles

Back to top button