LajmeMaqedoni

Vazhdon debati i komisionit për ndryshimet ligjore për ndërtimin e korridoreve

Komisioni kuvendor për çështje evropiane sot do ta vazhdojë debatin rreth ndryshimeve ligjore të propozuara të ndërlidhura me ndërtimin e korridoreve, të shënuara me flamur evropian, të cilat duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite është edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ndërtim, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për eksproprijim, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për konfirmimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-D, të gjithë në procedurë të shkurtuar.

Deri tash në Komisionin për Çështje Evropiane, opozita maqedonase ka dhënë vërejtjet në lidhje me miratimin e këtyre ligjeve me flamur evropian. Sipas tyre, me këtë ligj shkelet Kushtetuta dhe suspendohen ligjet.

Show More

Related Articles

Back to top button