LajmeMaqedoni

Vazhdon kaosi në aksin Shkup-Bllacë, kompania që riparon tunelin në pushim vjetor

Vazhdojnë kolonat e gjata të pritjes në të dyja anët e tunelit në aksin rrugor Shkup-Bllacë.

Ndonëse i gjithë muaji korrik ishte kaos me fluks të shtuar të automjeteve, funksionimi me një korsi i tunelit nuk është arsyeja e vetme.

Kompania e ndërtimit “Granit” e cila zbaton punimet në autostradën Shkup-Bllacë ka vendos të shkojë në pushim kolektiv në pikun e sezonit të punimeve. Ditëve të fundit, asnjë punëtor e as një makineri nuk shihen në terren, kjo nga që prej datës 27 korrik deri më 07 gusht të gjithë kanë shkuar në pushim vjetor. Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” thonë se kjo është gjë normale!

Show More

Related Articles

Back to top button