BotaLajme

Vdes në moshën 90-vjeçare Senatorja demokrate, Dianne Feinstein

Ka vdekur në moshën 90-vjeçare senatorja amerikane, Dianne Feinstein e Kalifornisë, një demokrate centriste e cila u zgjodh në Senat në vitin 1992 në “Vitin e Gruas” dhe theu barrierat gjinore gjatë gjithë karrierës së saj të gjatë në politikën lokale dhe kombëtare.

Feinstein, senatorja më e vjetër e ShBA-së, ishte një avokate e pasionuar për prioritetet liberale të rëndësishme për shtetin e saj – duke përfshirë mbrojtjen e mjedisit, të drejtat riprodhuese dhe kontrollin e armëve – por njihej gjithashtu si një ligjvënëse pragmatike që iu afrua republikanëve dhe kërkoi rrugë të mesme.

Ajo u zgjodh në Bordin e Mbikëqyrësve të San Franciskos në vitin 1969 dhe u bë presidentja e parë femër në vitin 1978, në të njëjtin vit që kryebashkiaku George Moscone u qëllua së bashku me mbikëqyrësin Harvey Milk në Bashkinë nga Dan White, një ish-mbikëqyrës i pakënaqur. Feinstein e kishte gjetur trupin e Milk.

Feinstein, u zgjodh për herë të parë në Senatin e SHBA në 1992 pas karrieres politike e historike në San Francisko.

Vdekja e Feinstein do t’i japë guvernatorit demokrat të Kalifornisë Gavin Newsom fuqinë për të emëruar një ligjvënës për të shërbyer pjesën tjetër të mandatit të Feinstein, duke e mbajtur shumicën demokrate në dhomë deri në fillim të janarit 2025.

Show More

Related Articles

Back to top button