GostivarLajme

“Vendlindja na bashkon!”/ Shkolla e Çegranit mbyllë garat sportive ku vëmendje u kushtohet fëmijëve në mërgim

“Vendlindja na bashkon!”. Nën këtë moto, është mbyllur edhe nata finale në garat sportive të organizuara nga shkolla fillore “Përparimi” në Çegran, të cilat janë organizuar gjatë kësaj periudhe kur edhe bashkatdhetarët ndodhen në vendlindje.

 “Atdhedashuria s’ka kufi dhe s’ka fjal që përshkruan ndjenjën dhe bukurin e këtyre dy netëve të veçanta që na bashkuan si asnjë herë më parë. Ideologjia jonë duhet të ketë vetëm nje qëllim të përbashkët në të cilën duhet investuar bashkarishtë që fëmijët tanë që jetojn në diasporë dhe vend, të kenë mundësin që të njihen dhe të ndjehen sa më mirë dhe të jenë sa më afër njeri – tjetrit në vendëlindjen e tyre! Falemenderoj gjithë kolegët për angazhimin dhe organizimin e tyre duke kontribuar së bashku që sa më lartë të ngrisim imazhin e vendit dhe Sh.F. “Përparimi” – Çegran. Edhe një herë publikisht falemenderojmë sponzorin e vetëm të këtij organizimi i cili i gëzoi fëmijët me medalje, zbukuroi dhe madhështoi idenë dhe organizimin tonë fisnik i cili gjithmonë qëndron pas çdo nevoje dhe aktiviteti z.Ilir Bajrami”, shkruan drejtori i shkollës fillore “Përparimi” të fshatit Çegran, Arben Iseini.

 Iseini mbanë shpresën që vitet e ardhëshme organizimi i tyre, siç ai e cilëson, fisnik, të jetë sa ma madhështorë.

Show More

Related Articles

Back to top button