LajmeRajon

Vendoset Flamuri i Kosovës në Komunën e Mitrovicës së Veriut

Në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut tashmë është duke u vendosur Falmuri i Kosovës.

Gjithçka gati për betimin e kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut

Kanë mbetur më pak se një orë nga fillimi i mbledhjës së kryesisë së Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut ku do ta bënë betimin kryetari i kësaj komune Erden Atiq nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gazetari i RTV 21 Venhar Isufi sjell pamje nga salla ku shihet se gjithçka është gati.

Në sallë tashmë është vendosur edhe Flamuri i Kosovës.

https://www.instagram.com/reel/CsaxlgENFvo/?utm_source=ig_embed&ig_rid=861f039d-66fe-480d-9cc7-66a13d36b743

Edhe KFOR po monitoron situatën afër Komunës së Mitrovicës së Veriut

Afër komunës së Mitrovicës së Veriut për çështje të sigurisë, situata po monitorohet edhe nga KFOR-i.

Para betimit të kryetarit të ri, në Mitrovicë të Veriut edhe EULEX-i

Në Komunën e Mitrovicës së Veriut ku në ora 11 pritet të bëhet betim i kryetarit të kësaj komune Erden Atiq nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i pranishëm tashmë është edhe EULEX-i.

Para betimit të kryetarit, situatë e qetë në Mitrovicë të Veriut

Në orën 11 sot në komunën e Mitrovicës veriore do të bëhet mbledhja e kryesisë së Kuvendit komunal ku do ta bënë betimin kryetari i kësaj komune Erden Atiq nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ekipi i RTV21 po qëndron në veri të Mitrovicës nga ku po raporton se atje është situatë e qetë.

Bëhet e ditur se po kontrollohet çdo person që po qendron para komunës nga Policia.

Sot betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut

Në komunën e Mitrovicës veriore sot do të bëhet mbledhja e kryesisë së Kuvendit komunal ku do ta bënë betimin kryetari i kësaj komune Erden Atiq nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Erden Atiq do ta bëjë i pari betimin nga gjithsej 4 kryetarët që dolën nga zgjedhjet në veri.

Betimi i kryetarit të ri do të bëhet në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe nuk ka pikë tjetër në rendin e ditës.

Që procesi në ditën e betimit të kryetarit Erden Atiq, do të përcillet pa ndonjë incident, plan operacional ka marrë edhe Policia e Kosovës në veri./21Media

Show More

Related Articles

Back to top button