LajmeSport

Verner: Argjentina, favorite për titullin në “Katar 2022”

Sulmuesi i kombëtares së Gjermanisë, Timo Verner ka dhënë disa komente lidhur me Kupën e Botës 2022. Sulmuesi i Çellsit, beson se Argjentina është një nga favoritet më të mëdha për të triumfuar në Kupën e Botës “Katar 2022”. Ai bazohet për këtë koment edhe në finalen që Argjentina e luajti ndaj Italisë.

“Argjentina është brilante. E kemi parë kundër Italisë, ata shënuan tri gola në atë finale. Mendoj se ata janë favoritët për Kupën e Botës”, shtoi gjermani.

Argjentina është në një seri të jashtëzakonshme nën urdhrat e Lionel Skaloni, kur edhe fitoi Kupën e Amerikës.

Show More

Related Articles

Back to top button