LajmeMaqedoni

Vetëm një aeroplan për t’i shuar zjarret

Për këtë verë deri më tani ka vetëm një aeroplan që mund të shuajë zjarret në pyje. Dy aeroplana të tjerë janë në servisim por që njëri është gati por pritet që në çdo moment të ateroi në vend, informon drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Bekim Maksuti, raporton Klan M.

“Për këtë vit një aeroplan e kemi të gatshëm për aeroplanin tjetër po presim veçmë një javë që të kthehet në vendin tonë dhe është I gatshëm dhe aeroplani tjetër është duke u rregulluar dhe besoj që edhe ai do të jetë brenda sezonit i gatshëm për fluturime dhe për shuarjen e zjarreve. Por ne kemi blerë 15 automjete të terrenit me pompa të specializuara për shuarjen e zjarrit të cilët do tu shpërndahen njësive të pushtetit lokal” – tha Bekim Maksuti.

Ndërsa sot Ambasada e Rumanisë i dhuroi Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim një mjet ATV i cili kushton 17.650 euro ndërsa drejtorisë do t’i ndihmojë për të shkuar në vende të paqasshme gjatë zjarreve apo ndonjë fatkeqësi tjetër.

“Shpresoj se ky automjet do të sjell sadopak kontribut për ekipet e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim që të shpëtojnë qytetarët nga ndonjë fatkeqësi natyrore. Projketi i rradhës është me vlerë prej 20 mijë eurove i cili do të ndihmojë në përmirsimin e ligjit sipas rregulloreve të Bashkimit Europian” – deklaroi Monika Aksinte, ambasadorja e Rumanisë në RMV.

Verën e kaluar zjarret përfshinë Maqedoninë dhe shteti nuk kishte asnjë aeroplan të vetëm për të shuar zjarret në pyje, andaj edhe u kërkua ndihma nga shtetet fqinje dhe europiane.

Show More

Related Articles

Back to top button