GostivarLajme

Vetura del nga rruga, ndërron jetë 67 vjeçari nga Shkupi

Dje (18-gusht) në ora 15:50 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës – Dibër, në lokalitetin “Hani i Zhirovnicës”, vetura “Suzuki Swift” me targa të Shkupit, e drejtuar nga 67-vjeçari Shkup L.J. ka dalë nga rruga.

Në këtë aksident, drejtuesi i mjetit, i cili ndodhej i vetëm në automjet, ka pësuar lëndime të rënda nga të cilat ka ndërruar jetë në vend. Prokurori publik dhe ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë kryer ekspertizë në vendin e aksidentit.

Show More

Related Articles

Back to top button