BotaLajme

Vietnam, numri i të vdekurve nga tajfuni Yagi arrin në 143

Numri i të vdekurve nga tajfuni Yagi në Vietnam është rritur në 143 të vdekur dhe 58 të zhdukur, njoftoi sot qeveria e vendit aziatik.

Sipas zyrtarëve të ministrisë së bujqësisë, u shkatërruan rreth 2,100,000 hektarë kultura bujqësore.

Autoritetet nuk e bënë të qartë nëse numri përfshin viktima të një rrëshqitjeje të re të raportuar më herët në provincën Lao Cai pasi autoritetet atje thanë se kishin 22 të vdekur dhe të paktën 73 të tjerë të zhdukur.

 

Show More

Related Articles

Back to top button