GostivarLajme

Viti i ri shkollor, policia me kontrollet të shtuara/ Gjoba deri në 250 euro për mos dhënie përparësi këmbësorëve

Sektori i Punëve të Brendshme – Tetovë në ditët në vijim do t’i përforcojë dukshëm kontrollet në komunikacion, me fokus drejtuesit e mjeteve dhe sjelljen e tyre ndaj këmbësorëve. Të gjithë vozitësit që nuk do të ndalojnë para këmbësorëve gjatë kalimit të rrugëve do të sanksionohen dhe do të ballafaqohen me ligjin, duke theksuar se gjobat për mosdhënie të përparësisë në rrugës për këmbësorët variojnë nga 200 deri në 250 euro.

“Kontrollet do të intensifikohen veçanërisht para dhe me fillimin e vitit të ri shkollor, më së shumti para shkollave dhe veçanërisht rreth shkollave fillore, po ashtu janë planifikuar kontrolle më të shpeshta që do të mbulojnë këmbësorët – si dhe ku kalojnë rrugët dhe si lëvizin në trafik, veçanërisht në rrugë ku nuk ka trotuare. Për ata këmbësorë që do të kalojnë ku të arrijnë parashihen parashtresa dhe gjoba monetare prej 45 euro në kundërvlerë në denarë”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

SPB Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që t’i kushtojnë vëmendje maksimale këmbësorëve, ndërsa këmbësorëve t’i respektojnë shenjat dhe rregulloret ekzistuese, përkatësisht sinjalistikën e instaluar me dritë dhe sinjalistikën tjetër të komunikacionit.

Show More

Related Articles

Back to top button