LajmeMaqedoni

Vizioni i një politikani të ri. Heq dorë nga pozita e drejtorit, Valdet Xhaferi: Funksionet janë kalimtare!

Në intervistën për televizionin Globi kryetari i Degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi, kërkoi bashkimin e shqiptarëve në këtë moment kyç dhe historik për vendin duke i thënë kështu Jo, përçarjes si në vitin 2001 me Këshillin koordinues.

“BDI gjithmonë ka pasur frymën e bashkimit të shqiptarëve. E mbaj mend idenë e krijimit të një Këshilli kooridnues menjëherë sapo përfundoi lufta në vitin 2001, Komandati i Përgjithshëm dhe lideri politik i UÇK-së, z. Ahmeti atëherë mblodhi partitë politike aktive në Maqedoni me qëllim që të unifikohen e bashkohen dhe të jetësojnë pikat të cilat dolën nga Marrëveshja e Ohrit, për fat të keq atëherë një parti politike nuk iu bashkangjit kësaj ideje dhe dhe rrjedhimisht u krijua dh formua BDI-ja”, deklaroi kryetari i Degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi.

Objektivi i BDI-së në zgjedhjet e ardhshme është unifikimi i shqiptarëve rreth “Frontit Europian”, tha Xhaferi dhe shtoi se vet%m kështu mund të arrihet synimi i anëtarësimit të vendit në BE.

“Sot kemi një moment të jashtëzakonshëm të ri që ne nga janari i këtij viti në Gostivar nga takimet që kishim me qytetarët, dolëm që të krijohet një Front për Europë ku shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk do të kenë më nevojë për ndasi dhe pacializim në më tepër se dy blloqe dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm që të arrihet edhe objektivi që e biseduam paraprakisht, pra të krijohet një front i fuqishëm Evropë në të cilin do të marrin pjesë të gjitha partitë politike shqiptare për të cilën gjë lideri Ali Ahmeti ka bërë edhe ftesë publike deri te të gjithë udhëheqësit e partive politike që të unifikohen që të jetësohet ky moment historik që kemi për vendin tonë, pra anëtarësimi i Maqedonisë në BE”, shtoi më tej Xhaferi.

Xhaferi tha se shqiptarëve në Maqedoni nuk ju duhet më shumë se dy parti plitike apo dy blloqe të fuqishme.

“Ndarja dhe përçarja nuk na bënë nderë në radhë të parë neve si shqiptarë gjë të cilën e kemi ndjerë edhe në lëkurën tonë”, nënvizoi Xhaferi.

Nëse jemi të ndarë, ne i shohim të gjitha tendencat dhe rreziqet që vijnë nga frymat të cilat nuk ia duan të mirën RMV-së, respektivisht nuk e duan Maqedoninë në BE, tha më tej Xhaferi.

Partitë politike shqiptare duhet të jenë bashkë në “Frontin Europian” që të arrihet qëllimi i anëtarësimit të vendit në familjen evropiane. Ftesën për këtë bashkim në zgjedhjet e pranverës e bëri sonte Valdet Xhaferi, kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar, përcjell FLAKA.

I ftuar në emisionin “Politica” në Tv Globi, Xhaferi tha se alternativë dhe rrugë tjetër përpos asaj drejtë BE-së nuk ka dhe nuk duhet lejuar dikush të ndryshojë këtë plan.

“Ftoj të gjitha subjektet politike që për momentin jetik që ka shteti ynë, mos kthehet mbas dhe vlerësoj se nuk mund të ndodh ndonjë ndryshim plani për arsye se anëtarësimi i Maqedonisë në BE është rruga e pakthim dhe rruga e vetme e cila na shtyen drejt një prosportiteti, zhvillimi, por do të lehtësojë edhe të gjitha dukurit e fenomenet të cilat i diskutuam duke filluar nga lëvizja e popullsisë dhe me sfidat e tjera që i kemi përpara”, deklaroi Valdet Xhaferi, kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar.

Xhaferi tha se për ta zgjeruar “Frontin Eurpoian” të gjitha kompetencat ia kanë deleguar si parti liderit të BDI-së Ali Ahmeti, që ai të bisedojë edhe me parti të tjera.

Kush do ta përfaqësojë BDI-në e Gostivarit në përbërjen e adhshme parlamentare, gjegjësisht kush do të jenë kandidatët e mundshëm për deputetë nga ky qytet, do të vendoset pasi të kryhen të gjitha matjet dhe të shterret debati në degën e këtij subjekti dhe në nivel qendror të BDI-së, përcjell FLAKA.

Kështu tha në emisionin “Politica” në Tv Globi, Valdet Xhaferi kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar.

“Mendoj se është herët dhe secili vendim merr kohën e vetë dhe asnjëherë nuk kemi përshpejtuar vendimet dhe përcaktimet tona ashtu siç kemi vepruar dhe duke bërë analizat e duhura nga terreni, duke bërë matje e nevojshme dhe gjithmonë duke parë edhe profilin më të mirë të mundshëm të të gjithë kandidatëve. Ashtu jemi përcaktuar gjithmonë në organet e BDI-së, në kryesinë e Degës dhe Kryesinën Qendrore dhe në fund sigurisht në konsultim me të gjitha organet e partisë, do zgjidhen dhe do të jenë zëri i qytetarëve në Parlamentin e RMV-së, figurat më të dëshmuara”, deklaroi Valdet Xhaferi, kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar.

Valdet Xhaferi a do të jetë zëri i gostivarasve që do ti përfaqësojë ata në përbërjen e ardhshme parlamentare? – Ja si përgjigjet ai:

“Është herët për të dhënë një përgjigje. Jemi duke i parë mundësitë se di do të ecin bashkarisht, thash më e rëndësishme për ne është që shqiptarët të unifikohen rreth Fronitit për Europë, pastaj për emrat është çështje diskutimi dhe debatit të brendshëm dhe konform asaj do të sjellim vendime”.

I pyetur nëse në vitin 2025 do të jetë kandidat i BDI-së për kryetar komune në Gostivar, Xhaferi tha se për këtë ka ende shumë kohë.

“Me sa di kemi kohë edhe dy vite deri në zgjedhjet lokale. BDI kur përcaktohet që të vendos për një pozicion qoftë edhe për kryetarin e komunës, i paraprinë një hulumtimi të gjerë në terren, një matje e mirëfillit dhe e detajuar bëhet në çdo segment, analizë dhe kosulta brenda organeve partiake dhe pastaj sillet vendimi. Prandaj mendoj se tani do të kishte qenë jo e sinqertë të flasim për zgjedhjet lokale si për kandidatët për këshilltar e qoftë për kryetarin e komunës derisa tani kemi përgjegjësi të tjera të shumta para vetes”, tha Xhaferi.

“Kur të vijë koha do të dalim me propozime dhe vendimet më të mira”, tha ai.

Valdet Xhaferi, kuadër i BDI-së nga Gostivari i cili për katër vite ka drejtuar Byronë për ekspertizë ligjore, ka hequr dorë nga kjo pozitë që t’i përkushtohet më shumë Degës së partisë në Gostivar në krye të të cilës ai erdhi rreth para një viti e gjysëm, përcjell FLAKA.

Ai këtë e bëri të ditur në emisionin “Politica” në Tv Globi, ku theksoi se deri te ky vendim e ka shtyer koncentrimi 24/7 me degën dhe për të qenë sa më afër qytetarëve.

“Po, mund ta them se në pozicionin ku isha si drejtor realisht skadoi edhe mandati katër vjeçar dhe tani unë do ti kthehem punës së degës që të mund të koncentrohemi në obligimet, detyrat të cilat i kemi përpara me qëllim që t’u dalim zot në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të jemi në shërbim të qytetarëve ashtu siç kemi qenë deri sot, në parim 24/7, jo vetëm unë por edhe i gjithë ekipi i BDi-së në Gostivar duke filluar nga anëtarët e kryesisë së degës dhe gjithë funksionarët, këshilltarët dhe gjithë të tjerët. Jam këtu për t’u marrë me sfidat dhe me punët që i kemi përpara”, deklaroi Valdet Xhaferi, kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar.

Politika kërkonë sakrificë, ndërsa funksionet janë kalimtare, shtoi më tej Xhaferi.

“Funksionet janë kalimtare, ndërsa ne duhet të jemi në shërbim të qytetarëve dhe unë e kisha planifikuar këtë që sot të kem kohë më shumë në dispozicion”, shtoi më tej Xhaferi.

Ndryshe, në pozitën e drejtorit në Byronë për ekspertizë ligjore është emëruar juristi Burim Bajrami, poashtu kuadër i BDI-së nga Gostivari.

Show More

Related Articles

Back to top button