LajmeSport

Vjen lajmi i madh për tifozët e Juves, Chiesa gati të përballet me PSG-në sot

Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa është gati të marrë pjesë sot në ndeshjen e javës së fundit të fazës së grupeve të Champions League kundër Paris Saint-Germain. Kështu ka bërë të ditur në rrjetet sociale gazetari Adrien Grenier.

Për Chiesa kjo do të jetë ndeshja debutuese e sezonit të ri. Lojtari po shërohej nga një dëmtim i ligamentit të kryqëzuar të gjurit.

Sezonin e kaluar Chiesa arriti të luajë vetëm 14 ndeshje në kampionatin italian, ku shënoi dy gola dhe dy asistime. /G.D abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button