LajmeMaqedoni

VMRO-DPMNE bojkoton procesin Zhan Mone

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka thirrur për sot mbledhjen e Grupit të punës për pjesëmarrje në Dialogun Zhan Mone. Anëtarët e grupit janë përfaqësues dhe koordinatorë të grupeve të deputetëve, ndërsa kryesisht diskutohet për ndryshim apo për Rregullore të re të Kuvendit.

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, deklaroi se nuk do të marrë pjesë në takim sepse ata nuk janë konsultuar për ditën dhe kohën e vazhdimit të procesit “Zhan Mone”.

Paraprakisht, në një brifing me gazetarët, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se është e qartë se Kuvendit i duhet një Rregullore e re për punë, sepse kushdo që të vijë të punojë me Rregulloren e tanishme, do të ketë problem.

Sipas tij, një Rregullore e tillë duhet të miratohet në një procedurë të rregullt, në dy lexime dhe me debat të amendamenteve. Xhaferi konsideron se me Rregulloren e re duhet të zgjidhen shumë paqartësi dhe probleme që dalin nga dokumenti i tanishëm për punë të Kuvendit, por edhe të bëhen kufizime të caktuara, si gjatë miratimit të ligjeve të caktuara, ashtu edhe në zgjedhjet e funksionarëve të caktuar.

Në Raportin për progresit të vendit të këtij vitit të KE-së, u theksuan një sërë vërejtjesh për punën e Kuvendit, mes tjerash dhe se “Parlamenti duhet pa vonesa të mëtejshme t’i zbatojë propozimet e dakorduara për reforma të brendshme gjatë raundit të tretë të ‘Dialogut Zhan Mone’ në fillim të vitit 2020”.

Show More

Related Articles

Back to top button