LajmeMaqedoni

“VMRO-DPMNE DHE LSDM EDHE PO TË KENË 80 DEPUTETË, QEVERI PA SHQIPTARËT NUK BËHET”, THA HOXHA NGA LËVIZJA BESA

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha ka thënë se si qëllim e kanë rrëzimin e BDI-së nga pushteti qëndror ndërsa sa i përket partnerit të koalicionit në bllokun politik maqedonas, Hoxha tha se kjo nuk është relevante, pasi sipas tij, kushdo që të jetë, qeveri pa parti politike shqiptare nuk mund të bëhet.

“Dihet se si funksionon shteti, pa subjekt politik shqiptar nuk mund të ketë qeveri, jo 61, po le t’i kenë 80 po të duan, qoftë LSDM, qoftë VMRO dhe ne duke u bazuar në këtë ideologji politike e shohim punën e Lëvizjes Besa, faktorizimin e shqiptarëve dhe pozicionimin politik të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi mes tjerash Hoxha.

Show More

Related Articles

Back to top button