LajmeMaqedoni

VMRO-DPMNE dorëzon interpelancë ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të dorëzojë interpelancë për kryeparlamentarin Talat Xhaferi pas dramës së mbrëmshme në Kuvend kur kryeparlamentari gjatë fjalimit mbylli dyert e sallës së Kuvendit, raporton KlanMacedonia.

VMRO-DPMNE thonë se Xhaferi ka kryer krim, ka rrezikuar lëvizjen e lirë të deputetëve, ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës.

Në një atmosferë të ndezur ata kërkuan që policia të vinte mbrëmë për të zhbllokuar dyert dhe pushtuan foltoren.

Mes tjerash thuhet se Xhaferi nuk guxon ta udhëheq kuvedin më as një minutë më shumë, ai nuk ka respekt për askënd, as për shërbimet që i shante, as për deputetët që i mbylli në sallë. Për Xhaferin ska rregullopre, ky autokrat ka hyrë në film që askush nuk mund ti bëj asgjë, kjo ndodh me aminin e LSDM-së. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button