LajmeMaqedoni

VMRO kundër masës për TVSH-në! Stojanovski: Kovaçevski ofendon inteligjencën e popullit

Ndërkohë nga VMRO-DPMNE nuk pajtohen me masat e sjella nga Qeveria. Deputeti i kësaj partie Bojan Stojanovski përmendë disa produkte të cilat shfrytëzohen në përditshmëri nga qytetarët e për të cilat konsideron se nuk janë luksoze. Sa i përket arsyetimit të Kovaçevskit se tatimi prej 10% është preferenciale në krahasim me atë 18% normës bazë, Stojanovski thotë se kjo është ofendim i intelligences së popullit. Qëllimi i pushtetit siç thotë ai, është që përmes këtyre tatimeve, paratë të ndahen për firmat e afërta me pushtetin.


“Qeveria e udhëhequr nga BDI dhe LSDM nuk ka për qëllim të heqë dorë nga rritja e TVSH-së për mijëra produkte ushqimore. Për rikujtim, ministrat para pothuajse 2 javë vendosën dyfish të rritin tatimin për kaçkavallin, xhizën, panxharin, ajvarin djegës, feferonat, akulloren, çajin e shumë produkte nga përditshmëria e çdonjerit prej nesh. A këto janë ato produkte luksoze? Kryeministri ofendon qytetarët duke u thënë se përhapin panikë, në vend se të gëzohen se tatimi ka qenë me 10% preferenciale e jo 18%. Çfarë ofendimi për intelegjencën e popullit”, tha Bojan Stojanovski – Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Show More

Related Articles

Back to top button