BotaLajme


Von der Leyen: Putini nuk mund ta fitoj luftën në Ukrainë

Putini nuk mund ta fitojë luftën, por këtë do ta bëj Ukraina. Kështu ka deklaruar sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula  Von der Leyen në Bled të Sllovenisë, ku po mbahet Forumi Strategjik i Bledit.

E parja e Komisionit Evropian ka potencuar se do ta mbështesim Ukrainën sa gjatë do të ketë nevojë, përderisa siç ka thënë ajo

Rusia do ta kuptoj se thyerja e rregullave ndërkombëtare do të ketë kosto masive

Duke folur për Ballkanin Perëndimor, presidentja e Komisionit Evropian ka thënë se është pjesë e familjes perëndimore, ndonëse ka pranuar se progresi deri më tani ka qenë i ngadalshëm.

“Ne kemi strategji që gjithë vendet e Ballkanit Evropian do te jenë pjesë e familjes Evropiane”, ka pohuar ajo.

Përndryshe në Forumin Strategjik të Bledit po merr pjesë ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, etj.

Show More

Related Articles

Back to top button