LajmeMaqedoni

Vrapçisht; Shënohet dita e Arsimit në Gjuhën Turke, Isen Shabani arsimimi i çdo kombi është vlera më sublime për t’u zhvilluar një komb,

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani përmes një postimi ka uruar komunitetin Turk për ditën e Arsimit në gjuhën Turke duke shkruar se “Edukimi dhe arsimimi i çdo kombi është vlera më sublime për t’u zhvilluar një komb, e kjo edhe më shumë e shton vlerën kur këtë rrugë e trazon me shkronjat e gjuhës amëtare për të ngritur e zhvilluar kulturën e tij.”

“Ne si komunë multietnike, përveç se ua urojmë festat, ne edhe i bashkëndjemë me ta, sepse vlersojmë se vetëm në këtë mënyrë ne i ndërtojmë dhe i forcojmë raportet tona ndëretnike.

Me rastin e 21 Dhjetorit, uroj të gjithë komunitetin turk në vend dhe më gjërë, duke u dëshiruar suksese dhe ngritje në nivelin më të lartë të arsimit në gjuhën e tyre.” tha Shabani përcjellë Top24

Show More

Related Articles

Back to top button