LajmeRajon

Vritet me armë zjarri një person në Malishevë

Një vrasje ka ndodhur sot në Malishevë, konkretisht në fshatin Bubavec të kësaj komune.

Rastin e ka konfirmuar edhe Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Malishevës.

Ai ka thënë se në lidhje me rastin nuk ka ende të arrestuar.

“Atë që mund t’ju konfirmoj në këto momente është se sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore  është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarit/ve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Elezaj.

Show More

Related Articles

Back to top button