LajmeRajon

Vuçiç në dilemë për të ardhur në Samitin e BE në Tiranë, Brnabiç: Ja pse presidenti serb duhet shkojë në Samit

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka deklaruar se presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ka marrë ende një vendim për të shkuar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet nesër në Tiranë.

“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiç”, tha kryeministrja serbe në emisionin “Hit Tweet” në televizionin TV Pink.

Më tej ajo tha se shpesh pyet veten se si një person ka nerva, tolerancë dhe durim si Aleksandër Vuçiç.

Sakaq ajo tha se Vuçiç duhet të shkojë në Samit, pasi pjesëmarrja e presidentit serb në Samit është me rëndësi për vendin.

“Kjo është mënyra më e mirë për t’u përballur me hipokrizinë”, tha Brnabiç.

Dilema e Vuçiçit për të marrë pjesë në Samit ka  të bëjë dhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të emëruar Nenad Rashiqin Ministër për Komunitetet.

Sipas palës serbe Bashkimi Evropian doli me një deklaratë të butë, ndërsa Serbia do të kushtëzojë pjesëmarrjen e saj në Samit si një dënim ndaj Brukselit. /Abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button