LajmeRajon

Vuçiq i fton serbët që mos të votojnë në veri: “Ju ftoj që t’i zhgënjejmë edhe më shumë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ishte i habitur nga deklarata e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili tha se ishte i zhgënjyer nga mospjesëmarrja e serbëve të Kosovës nëzgjedhjet në veri, të cilat do të zhvillohen nesër, duke thënë se “nuk dua t’u shpjegoj asgjë, sepse ata i dinë të gjitha”.

“Deri më tani kemi marrë pjesë në katër ose pesë cikle të ndryshme zgjedhore të organizuara nga autoritetet e Prishtinës, pa formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Dhe pastaj, 10 vjet më vonë, ata nuk e zbatuan atë. Pas kaq kohësh, serbët u thonë se nuk do të marrin pjesë nëse nuk e arrijnë atë që është nënshkruar dhe pastaj sërish fajin e kanë serbët”, tha Vuçiq.

Siç tha ai, “ata qëllojnë fëmijët tanë”, dhe se “zgjedhjet do të zhvillohen në komisariate me policë të armatosur”.

“I ftoj serbët që t’i zhgënjejnë edhe më shumë, të shohin se nuk mund të na shkelin”, tha Vuçiq.

Siç tha ai, “ju ua dhatë liberalizimin e vizave, u dhatë Këshillin e Evropës, tani edhe zgjedhjet, që vetë Albin Kurti të menaxhojë komunat serbe”, por sipas tij, “kjo nuk do të mund të bëhet”.

Show More

Related Articles

Back to top button