LajmeRajon

Vuçiq: Jo njohje formale/joformale të Kosovës, jo anëtarësim në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se ia ka përcjellë këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, se çdo formë e njohjes formale apo joformale të pavarësisë së Kosovës dhe koncesioni me anëtarësimin e saj në OKB,  janë “vija të kuqe” që Beogradi nuk do t’i kalojë.

Vuçiq tha se me diplomatin amerikan ka diskutuar të enjten në Beograd për planin gjermano-francez për Kosovën.

“Ne treguam se çfarë i kemi dorëzuar tashmë autorëve të atij plani, cilat janë vijat tona të kuqe. Çdo formë e njohjes formale apo joformale të pavarësisë apo dhënies së mundësisë për anëtarësim në OKB, ne nuk e duam dhe nuk mund ta diskutojmë këtë, dhe kjo është pjesë integrale e atij plani. Ne mund të flasim për gjithçka tjetër dhe nuk po them se është mirë”, tha Vuçiq para gazetarëve në Beograd.

Ai shtoi se është mirënjohës që administrata amerikane tani insiston në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por gjithashtu vlerësoi se -“është e pamundur të arrihet progres nëse dikush vazhdimisht i referohet akteve të veta juridike”.

“Kur ju insistoni që diçka duhet të jetë në përputhje me, siç thonë, Kushtetutën e Kosovës, atëherë pse kemi negociuar, për çfarë kemi negociuar?”, tha ai.

“Unë supozoj se kemi zhvilluar negociata sepse e dimë se nuk është e mundur të arrihet kjo në përputhje me aktet ligjore të njërës, tjetrës apo palës së tretë”, tha presidenti i Serbisë.

Vuçiq vlerësoi gjithashtu se pyetja se si duhet të duket Asociacioni.- “para së gjithash” u referohet serbëve, por, siç tha ai, ekipit menaxhues dhe shqiptarëve.

“Është mirë që tani është e qartë se Asocciacioni duhet të formohet”, tha Vuçiq.

(Marrë nga N1 Serbia, televizion me franshizë nga CNN. Titulli në origjinal: Vuçiq tregon atë që ia tha Chollet, për vijat e kuqe që Beogradi nuk do t’i kalojë)/rtk

Show More

Related Articles

Back to top button