LajmeRajon

Vuçiq konfirmon se sot do ta dekorojë Grenellin: Ka qenë gjithmonë i gatshëm të dëgjojë palën serbe

Ish i dërguari i posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Sebrisë, Richard Grenell do të dekorohet me medalje nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Kështu e konfirmoi ky i fundit para gazetarëve

Vuçiq tha sot se beson që Qeveria e Serbisë nuk po e paguan për lobim ish të dërguarin special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Nuk mendoj se po e paguan, nuk jam në qeveri, por e di që ju (mediat) e keni mashtruar publikun kur thatë se kam paguar shumë të tjerë. Ju e keni mashtruar publikun shumë herë, kështu që besoj se po e bëni edhe këtë herë”, tha Vuçiq

Ai shtoi se fakti që Grenellit do t’i jepet dekoratë me rastin e festës kombëtare nuk është vendim i qeverisë, por i tij.

“Mendoj se ai ishte ndër të paktit njerëz nga SHBA-ja që ka pasur qasje më të balancuar, që ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për shtetin tonë për Kosovën. Ai nuk është se mendon ndryshe nga pjesa tjetër e administratës amerikane, por ka qenë gjithmonë i gatshëm të dëgjojë palën serbe”, ka thënë Vuçiq./21Media

Show More

Related Articles

Back to top button