LajmeRajon

Vuçiq: Më 20 janar na pret një takim i madh me Lajçak

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se tashmë është plotësisht e qartë se Bashkimi i Komunave Serbe duhet të formohet, por se ai nuk e di se si Prishtina synon të formojë atë në përputhje me vendimin e Gjykatës së tyre Kushtetuese.

“Kur ju insistoni që diçka duhet të jetë në përputhje me kushtetutën atëherë lind pyetja se çfarë kemi negociuar në radhë të pare. Ne i kemi zhvilluar negociatat pikërisht sepse e dimë se nuk është aspak e mundur të arrihet kjo në përputhje me aktet ligjore dhe legjislacionin e njërit, tjetrit apo të tretë”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se i ka përcjellë edhe të dërguarit amerikan, Derek Scholl, i cili ishte dje në Beograd, se nuk e ka të qartë se si Prishtina mendon se po e themelon Asociacionin mbi këto parime.

Vuçiq thotë se ka diskutuar edhe për të ashtuquajturin propozim franko-gjerman me delegacionin amerikan.

“Ne theksuam se çfarë jemi përgjigjur për këtë në non-paper, cilat janë vijat tona të kuqe”.

Ndërkohë ka përmendur edhe një takim që sipas tij do të ndodh me datën 20 janar me emisarin sllovak Miroslav Lajcak, e të cilin e ka quajtur takim të madh, raportojnë mediat serbe.

Show More

Related Articles

Back to top button