LajmeRajon

Vuçiq shpërfill kërkesën e Ramës për lirimin e policëve të rrëmbyer!

Më 14 qershor xhandarmëria serbe kidnapoi tre policë kufitar të Kosovës. Lirimin e tyre e kane kërkuar të aktorët politikë, duke përfshirë edhe bashkësinë ndërkombëtare.

Madje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se paraqet edhe shkelje të pikës 4 të Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, nga 9 qershori të vitit 1999.

Edhe kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar për ftohjen e marrëdhënieve me Serbinë, nëse kjo e fundit nuk liron tre policët e Kosovës që mbahen në paraburgim.

Në një postim në Twitter, zoti Rama shkroi se “sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa”, vuri në dukje zoti Rama duke shtuar se “kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen”.

Ish deputeti Naser Rugova, ka thënë se Shqipëria nuk e lejon dalldisjen e Serbisë, duke shtuar se me këtë deklarim të Ramës, ka bërë të ditur se Shqipëria është një vend serioz dhe nuk lëshon pe në çështje esencaile.

I kundërt në mendime nga parafolësi më lartë, është analisti Gani Qarri.

Ai hedh kritika të ashpra ndaj Edi Ramës, duke thënë se ishte, Shqipëria shteti i parë që sanksionoi Kosovën, duke anuluar mbledhjen e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Në fakt, sidomos këtyre ditëve të pas-tendosjes së situatës në veri, shihet hapur se askush tjetër madje edhe në Serbi, nuk u gëzohet më shumë se Edvin Kristaq Rama, problemeve që i dalin përpara qeverisë Kurti, për rivendosjen e rendit e të ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit tonë shtetëror, edhe në këtë pjesë të pandashme dhe legjitime të territorit të Republikës së Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button