LajmeMaqedoni

Xhaferi kryeson delegacionin shtetëror-kishtar në Romë dhe Vatikan në manifestimin për nder të Shën Kirilit

 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, prej sot deri më 25 maj të këtij muaji do të kryesojë me delegacionin shtetëror-kishtar për shënimin e manifestimit tradicional në nder të Shën. Cirilit, në Selinë e shenjtë në Romë.

Xhaferi do të shoqërohet nga deputetët Sonja Mirakovska, Dafina Stojanoska, Arbër Xhaferi, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit Cvetanka Ivanova, drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare Darijan Sotirovski, drejtoresha e Institutit për gjuhën maqedonase Elena Jovanovska Grujovska, mitropoliti evropian z. Pimen, mitropoliti i Tetovës-Gostivarit z. Josif, At Mitko Gazinkovski nga Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryedioqeza e Ohrit dhe At Zoran Stojanov nga Kisha Katolike.

Xhaferi sot do të mbajë takim me kryetarin e Shtëpisë së deputetëve të Republikës Italiane Lorenco Fontana, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në një koncert të nxënësve nga viti i tretë në MBUC, Goce Zllatev dhe Magdalena Dërmaç.

Sipas agjendës, nesër delegacioni shtetëror-kishtar do të marrë pjesë në një audiencë me Papa Françeskun në Vatikan, pas së cilës Xhaferi do të ketë një takim me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin.

Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë në një lutje në bazilikën “San Klemente” në Romë, ku do të dhurojë kurorë lulesh në varrin e Shën Cirilit, ndërsa pastaj do ta shikojë ekspozitën e artistit nga Maqedonia e Veriut Reshat Ameti, e cila është vendosur në ambasadën e Selisë së Shenjtë.

Në orët e pasdite kryetari i kuvendit Talat Xhaferi do të vendosë lule para pllakës-përkujtimore në gjuhën maqedonase në nder të Shën Cirilit në bazilikën “Santa Marija Maxhore”.

Të enjten, më 25 maj, kryetari i Kuvendit e përfundon vizitën në Romë dhe Vatikan me takim me përfaqësuesit e Qendrës për ndërtim të faltores së Nënë Terezës.

Adhurimi në varrin e Shën. Cirilit në Bazilikën “San Klemente” në Romë u organizua për herë të parë në vitin 1969 për 1100 vjetorin e vdekjes së Shën Cirilit dhe që atëherë çdo vit më 24 maj përkujtohet me nderimet më të larta nga një delegacion kishtar-shtetëror.

Tradicionalisht, 24 Maji ishte dita vetëm e institucioneve arsimore dhe punonjësve arsimor, ndërsa nga viti 2007 është edhe festë shtetërore në vendin tonë dhe ditë jo pune për të gjithë qytetarët.

Show More

Related Articles

Back to top button