LajmeMaqedoni

Xhaferi takon kreun e parlamentit të Ukrainës: RMV-ja vazhdon ta mbështes Ukrainën

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi ka takuar kreun e parlamentit të Ukrainës Rusllan Stefançuk. Në këtë takim Xhaferi ka falënderuar Stefançuk për nderin e lartë që i është bërë me ndarjen e Dekoratës Jarosllavi i Urtë nga Presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski.

Ai po ashtu shprehu urime ndaj Kryetarit Stefançuk për fitimin e statusit të vendit – kandidat për anëtarësim në BE, që është një zgjidhje e përshtatshme në këto rrethana në të cilat gjendet vendi dhe ka thënë se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të RMV-së në këtë kontekst.

Kryetari Stefançuk në anën tjetër, shprehu respekt dhe mirënjohje ndaj Kryetarit Xhaferi për mbështetjen personale dhe institucionale që Republika e Maqedonisë së Veriut e jep për luftën e drejtë të Ukrainës në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta, lirisë dhe demokracisë.

Ai shprehu shpresë se mbështetja do të vazhdojë edhe në tentativat e rindërtimit të serishëm të infrastrukturës së rrënuar të Ukrainës, si edhe në arritjen e qëllimit më të rëndësishëm, gjegjësisht, çlirimit të tërësishëm të Ukrainës.

Kryetari Xhaferi shprehu bindjen e plotë se mbështetja e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe në të ardhme në të gjitha fushat, gjithsesi në suazat e mundësive të vendit tonë.

Show More

Related Articles

Back to top button