BotaLajme

Xhamia shqiptare “El Buhari” nga Frankfurti edhe sivjet organizon turneun humanitar në futboll të vogël

Xhamia shqiptare “El Buhari” Somborn i komunës së Freigericht afër rajonit të Frankfurtit të Gjermanisë edhe sivjet do të organizojë turneun tradicional në futboll të vogël. Turneu është i karakterit humanitar dhe do të shërbej për pagesën e mëtutjeshme të objektit të Qendrës shqiptare.

Ja njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Të nderuar vëllezër,

Me kënaqësi ju njoftojmë që edhe këtë vit do të vazhdojm me organizimin e turneut tonë tradicional në futboll të vogël.

Turneu do të mbahet më datë 28 Maj 2023 në Sportplatz FV Viktoria Neuenhasslau, Richard J. Ruff Straße 8, 63594 Hasselroth.

Siç e kemi theksuar edhe herëve tjera, karakteri i këtij organizimi është humanitar, sepse te gjitha mjetet që do të grumbullohen, do të shërbejnë për pagesën e mëtutjeshme të objektit të Qendrës Shqiptare El-Buhari në Somborn.

Të nderuar miq, ju bëjmë thirrje vëllazërore që te merni pjesë, jo vetem me ekipe, por edhe si mysafir, sepse edhe kontributi juaj më i vogël, do të ketë efekt të madh në ndihmën e rruajtjes dhe kultivimit të traditës kombëtaro-fetare.

Poashtu shpresojmë që Kompanitë e suksesshme të bashkombasve tanë do të japin kontributin e tyre si sponzor për organizimin e këtij turneu, emrat e të cilëve do të gjenden në lajmërimet oficiale të turneut.

Me Respekt,

Qendra Shqiptare Islame “El Buhari”,

63579 Freigericht, Somborn

Halit Ramadani, Mensur Fetai, Abdiraman Sejdini, Sabri Sejdini, Amir Neziri, Lirim Ziberi, Jasir Ramadani, Lutfi Fetai dhe Semavat Iseini. (Open-TV)

Show More

Related Articles

Back to top button