BotaLajme

Xi Jinping i pranishëm në G20, takime kritike me Biden dhe Macron

Ministria e Jashtme e Kinës njoftoi të premten se presidenti kinez Xi Jinping do të takohet me homologët e tij amerikanë, Joe Biden dhe presidentin francez Emmanuel Macron, dhe do të marrë pjesë në samitin e G20 në Indonezi, si dhe në Samitin e Azisë Paqësorit (APEC) në Tajlandë javën e ardhshme.

Takimi me  Biden, për të cilin Shtëpia e Bardhë tha se do të zhvillohet të hënën, do të jetë takimi i parë kokë më kokë mes dy liderëve që kur Biden u bë president.

Biden dhe Xi u takuan për herë të fundit gjatë administratës së Obamës ndërsa marrëdhëniet e SHBA-së me Kinën kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët në dekada, veçanërisht pas udhëtimit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në gusht në Tajvan.

Kina është rivali kryesor strategjik i Uashingtonit dhe ekonomia e dytë më e madhe në botë pas Shteteve të Bashkuara.

Biden ka kërkuar të ketë marrëdhënie të qëndrueshme me Pekinin pavarësisht tensioneve mbi Tajvanin, Detin e Kinës Jugore, tregtinë ndërkombëtare dhe shumë çështje të tjera.

Xi do të vizitojë ishullin indonezian të Balit për samitin e G20 nga e hëna në të enjte përpara se të udhëtojë në Tajlandë për samitin e APEC nga e enjtja deri të shtunën, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme kineze.

Show More

Related Articles

Back to top button