BotaLajme

Yumashev jep dorëheqje nga roli i tij si këshilltar i Vladimir Putinit

Dhëndri i ish-udhëheqësit rus Boris Jelcin, Valentin Yumashev i cili ndihmoi Vladimir Putinin të vinte në pushtet, ka dhënë dorëheqje nga detyra si këshilltar i Kremlinit.

Lajmin për “Reuters” e kanë konfirmuar dy njerëz të afërt me Ymashev, transmeton arbresh.info

Sipas mediave të huaja, largimi i tij “shkëput” një nga lidhjet e fundit brenda administratës së Putinit me sundimin e Jelcinit, një periudhë e reformave liberale dhe e hapjes ruse ndaj Perëndimit.

Putin urdhëroi forcat e tij të armatosura të sulmonin Ukrainën më 24 shkurt në një pushtim që qeveritë perëndimore thonë se është një akt agresioni të pajustifikuar dhe që Moska e quan një “operacion special” të nevojshëm për të mbrojtur rusishtfolësit në Ukrainën lindore.

Në mars, Anatoly Chubais, një tjetër figurë e lartë e epokës së Jelcinit, la rolin e tij si i dërguar i posaçëm i Kremlinit.

Veç këtyre, ditë më parë një diplomat në misionin rus në Kombet e Bashkuara dha dorëheqjen për shkak të luftës.

Lyudmila Telen, zëvendësdrejtoresha e parë ekzekutive e Qendrës Presidenciale Boris Jelcin. /arbresh.info/

Show More

Related Articles

Back to top button