LajmeMaqedoni

Zaev për “Kathimerini”: Edhe Mickoski ka deklaruar publikisht se nuk ka kthim prapa nga Marrëveshja e Prespës!

“Edhe pse ka ende parti të djathta që nuk e pranojnë ndryshimin e emrit, ai është pjesë e Kushtetutës sonë. Çfarëdo që të ndodhë në Maqedoninë e Veriut në të ardhmen, Kushtetuta duhet të respektohet”, tha ish-kryeministri Zoran Zaev në një deklaratë për gazetën greke “Kathimerini”, përcjell PRESSonline.al

Ai shtoi se edhe lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, ka deklaruar publikisht se nuk ka kthim prapa nga Marrëveshja e Prespës dhe se ajo do të vazhdojë të zbatohet edhe në të ardhmen.
Ish-kryeministri Zaev shtoi se opozita greke në kohën kur u nënshkrua marrëveshja dhe qeveria e atëhershme gjetën mënyra për të vazhduar bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Duhet theksuar se pas Marrëveshjes së Prespës situata në rajon po ndryshon. Bashkëpunimi me më shumë se 2.5 miliardë euro investime nga Greqia në Maqedoninë e Veriut po bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Është 25 për qind e BPV-së tonë”, tha Zaev.

Show More

Related Articles

Back to top button