Rajon

Zbardhet agjenda e mbledhjes Kosovë-Shqipëri për 28 nëntor

Me rastin e 28 nëntoriit, që këtë vit shënohen 110 vite nga shpallja e  Pavarësisë së Shqipërisë, do të mbledhen kuvendet e përbashkta Kosovë-Shqipëri, në sallën e Parlamentit në Tiranë.

Tashmë është zbardhur edhe agjenda e këtij aktiviteti të përbashkët, që po bëhet tash e disa herë për vite me radhë.

Kujtojmë që në qershor të këtij viti, në mbledhjen e dy qeverive, kryeministri shqiptar Edi Rama propozoi që 28 nëntori t’i bëjë bashkë dy shtetet njëkombëshe, Kosovën dhe Shqipërinë, me një kuvend të përbashkët.

“Unë do t’ju propozoja që, duke qenë se jemi në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe të ngritjes së flamurin të pavarur të Shqipërisë, ne të kishim në nëntor, të parin Kuvend të përbashkët, me të dyja Parlamentet e mbledhura në një dhomë”, u shpreh Rama./PERISKOPI/

Show More

Related Articles

Back to top button