BotaLajme

Zelensky do t’u drejtohet liderëve botërorë në Forumin Ekonomik në Zvicër

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’u drejtohet liderëve botërorë të mbledhur në Davos – Zvicër për Forumin Ekonomik Botëror.

Në këtë forum është bërë e ditur se asnjë zyrtar ose kompani ruse nuk do të jetë e pranishme, raporton BBC, transmeton Zeri.info.

Edhe pse gjenden në situatë lufte, një delegacion ukrainas ka udhëtuar për në Zvicër.

“Kërkesa kryesore për të gjithë botën këtu është: mos ndaloni së mbështeturi Ukrainën”, u tha gazetarëve deputetja ukrainase Ivanna Klympush-Tsintsadze në prag të Samitit. /Zëri/

Show More

Related Articles

Back to top button