BotaLajme

Zelensky: E kemi përgjuar planin rus për ta ‘shkatërruar’ Moldavinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë të enjten se vendi i tij i ka përgjuar planet e shërbimeve sekrete ruse për ta shkatërruar Moldavinë dhe inteligjenca moldave e ka konfirmuar një  pretendim të tillë.

Duke folur me udhëheqësit e Bashkimit Evropian në Bruksel, Zelenskyy tha se së fundmi i tha presidentit moldav Maia Sandu lidhur me planin e supozuar rus për Moldavinë.

“E kam informuar atë se ne e kemi përgjuar planin e shkatërrimit të Moldavisë nga inteligjenca ruse”, ka deklaruar Zelenskyy përmes një përkthyesi. Tutje, Zelensky shtoi se dokumentet tregonin “kush, kur dhe si” ky plan “do ta thyente demokracinë e Moldavisë dhe do ta vendoste kontrollin mbi Moldavinë”.

Zelenskyy tha se plani ishte shumë i ngjashëm me atë të hartuar nga Rusia për ta marrë nën kontroll Ukrainën. Ai shtoi se nuk e di nëse Moska zyrtare në fund të fundit ka dhënë urdhër që ky plan të zbatohet.

Show More

Related Articles

Back to top button