BotaLajme

Zelensky kërkoi sulme parandaluese nga NATO, Kremlini: Thirrje për nisjen e Luftës së Tretë Botërore

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të premten se deklaratat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se NATO duhet të nisë sulme parandaluese kundër Rusisë konfirmuan nevojën për atë që ai e quajti një “operacion special” në Ukrainë, shkruan Reuters.

“Duke bërë këtë, ai në thelb i dha botës prova të mëtejshme të kërcënimeve nga regjimi i Kievit,” tha Lavrov. “Kjo është arsyeja pse Rusia nisi një operacion special ushtarak për t’i neutralizuar ata.

Në një fjalim të enjten, Zelensky tha se ai besonte se sulmet ishin të nevojshme për të përjashtuar çdo përdorim të armëve bërthamore. Ai nuk shpjegoi se çfarë lloj sulmesh nënkuptonte dhe nuk përmendi sulmet bërthamore.

Sipas agjencisë së lajmeve RIA, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cilësoi deklaratat e Zelensky si “një thirrje për të nisur një luftë tjetër botërore me pasoja të paparashikueshme, monstruoze”.

Kievi nga ana tjetër tha se thirrja e Zelenskyt për një sulm parandalues ​​i referohej sanksioneve të reja dhe jo veprimeve ushtarake.

Show More

Related Articles

Back to top button