BotaLajme

Zelenskyy: Rusia bombardoi qytetin e Khersonit mbi 16 herë gjatë ditës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se ushtria e Rusisë më 15 dhjetor ka vendosur në objektiv mbi 16 herë qytetin e Khersonit në Ukrainë.

Në postimin e tij të përditshëm me video nga llogaria në Telegram, Zelenskyy bëri të ditur se në sulmin e kryer nga ushtria ruse në Kherson ka humbur jetën një grua punonjëse vullnetare shëndetësore në pikën e ndihmës së Kryqit të Kuq.

“Rusia gjatë ditës ka bombarduar 16 herë qytetin e Khersonit. Vetëm në një ditë dhe kjo është kështu çdo ditë”, deklaroi Zelenskyy.

Pasi informoi se në rajonin e Donbasit vazhdojnë luftimet e ashpra dhe se infrastruktura civile këtu vendoset në objektiv në sulmet e ndërmarra ndaj vendbanimeve, Zelenskyy tha se forcat ruse janë të pasuksesshme përballë ushtrisë ukrainase.

Zelenskyy thekson se Rusia duhet të ndalë shkatërrimin që ka shkaktuar dhe se rruga e vetme për të ndalur sulmet është largimi i rusëve nga territori i Ukrainës./AA

Show More

Related Articles

Back to top button