GostivarLajme

Zëvendësministrja Manoleva vizitoi Spitalin e Gostivarit, premtohen 25 punësime të reja

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manoleva ka qendruar për vizitë pune te Spitali i Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar. Në takim me drejtorin e këtij institucioni Ylber Ademi, u bisedua edhe mungesa e kuadrit shëndetësor. Drejtori Ademi tha se aktualisht kanë nevojë për 25 punësime por edhe për specializime të reja. Dikasteri i shëndetësisë ka dhënë dritë jeshile, në pritje janë të pëlqimit nga Ministria e Financave.

“Gjithmonë kuadrot janë në pyetje, tash jemi në atë plan dhe e informova edhe ministreshën se shumë shpejtë jemi duke pritur vetëm pëlqim nga ana e Ministrisë së Financave për të hapur konkursin për 25 punonjës. Bëhet fjalë për dhjetë mjekë, dhjetë motra, tre fizioterapeut, një rengen-teknolog dhe një biokimist. Normla që do të mundohemi për vitin e ardhshëm që ky numër përsëri të ripërsëritet, gjegjësisht edhe shuma për spitalin tonë të rritet që s amë tepër të punësohen aq më tepër të fitohet kohë që kolegët e rinj, t’i dërgojmë në specializim, pasi siç e dini në stitalin tonë kemi mjek që dalin në pension, por e shfrytëzojnë ligjin që nga një vit të vazhdojnë me punë. Shpresojmë që kjo kërkesë e sitlait tonë do të realizohet për vitin e ardhshëm, do të kemi edhe punësime tjera por edhe specializime të reja”, deklaroi Ylber Ademi, drejtor i Spitalit të Gostivarit.

Zëvendësministrja Manoleva nuk u përgjigj konkretisht se kur mund të ndodhin punësime e reja, por vetëm tha se është e njoftuar për këtë çështje.

“Janë dortëzuar kërkesa për punësime të reja nga ana e spitalit, edhe atë para së gjithash për punonjës shëndetësor, ajo që më së shumti u nevojitet pacientëve. Kërkesa e drejtorit është të punësohen gjithsejt 25 punonjës shëndetësor nga profile të ndryshme, para së gjithash mjekë dhe motra mediicinale. Drejtori më njoftoi edhe me numrin e specialistëve dhe pritjen e specialistëve të ri të cilët duhet të mbërrinë në spital dhe mbi atë që neve si mjek na nevojitet për punë e ajo është sigurimi i pajisjes së re dhe shumë bashkëkohore, e atë që dua ta potencojë mes shumë të tjerave, është sigurimi i aparatit për thyerjen e gurëve në veshka i a.q. ‘Litotriptor’”, deklaroi zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manoleva.

Për këtë vit, Ministria e Shëndetësisë nuk parasheh rritje të re të pagave për mabetelbardhët të cilët për këtë gjë kanë paralajmëruar protestë gjatë ditës së nesërme.

“Që kur jam unë zëvëndësministre e shëndetësisë më duhet të potencoj se ka pasur dy herë rritje të pagave që ajo praktikisht ka filluar nga muaj mars e deri më tani janë shtatë-tetë muaj, kështu që gjatë këtij viti, mendoj se nuk do të krijohen kushte për rritje të tillë të re, por mund të flasim për periudhën dhe vitin e ardhshëm për atë se çfarë duhet te investimet nëpër institucione dhe mirëmbajtjen e tyre”, deklaroi zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manoleva.

Drejtori Ademi e njoftoi zv.ministren Manoleva edhe me investimet e kryera periudhën e kaluar në Spitalin e Gostivarit, gjegjësisht për sanimin e çatisë, drenazhës për grumbullimin e ujra nga reshjet e shiut të cilat hynin në hapësirat e podrumit dhe katit përdhesë në spital, rinovimin e repartit Neuro-psikiatrik dhe pajisjen e institucionet me aparaturë të re.

Show More

Related Articles

Back to top button